Totaj promovon përdorimin e biçikletave si pjesë të stilit të jetës dhe planit të ardhshëm për Prizrenin

Totaj promovon përdorimin e biçikletave si pjesë të stilit të jetës dhe planit të ardhshëm për Prizrenin

Kryetari i Prizrenit dhe kandidat për mandatin e ardhshëm nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për përdorimin e biçikletave si alternativë më praktike, ekonomike dhe ekologjike në qytet

Totaj tha se biçikleta është pjesë e stilit të tij të jetës dhe e praktikon prej kohësh, duke theksuar se nëpër qytet arrin më shpejt me biçikletë sesa me veturë, ndërsa tha se prizrenasit janë gati që të përdorin më shumë biçikleta se vetura, me kusht që të plotësohen disa parakushte infrastrukturore.

“Unë mendoj se Prizreni është gati mirëpo duhet me i plotësu disa parakushte në aspektin infrastrukturor edhe ne po punojmë në atë drejtim, gjatë mandatit të ardhshëm do të kemi akoma më shumë rezultate shtigje për biçiklistë po edhe shembuj praktikë jo vetëm nga unë po edhe nga zyrtarë tjerë të komunës që t’i motivojmë qytetarët që të përdorin biçikletën edhe ma tepër”, tha Totaj.

Tutje ai bëri të ditur se plani konkret për të ardhmen përfshin ndërtimin e shiritave për biçiklistë në çdo hyrje-dalje të qytetit ku ka rrugë me katër korsi, për të rritur sigurinë dhe për të inkurajuar qytetarët të përdorin biçikletat.

“Po përveç aspektit garues dhe të klubeve që ne i përkrahim planifikojmë që në cdo hyrje-dalje të qytetit aty ku ka rrugë me katër korsi të ndërtojmë shirita për biçiklistë për shkak se kjo i kontribuon rritjes së sigurisë edhe i motivon qytetarët që ma shumë t;i përdorin biçikletat”, theksoi ai ndër të tjera.

Shpërndaje në: