Hilary Duff njofton rikthimin në muzikë pas dhjetë vitesh

Hilary Duff njofton rikthimin në muzikë pas dhjetë vitesh

Aktorja dhe ylli i muzikës pop, Hilary Duff, ka zbuluar se po planifikon një rikthim në botën e muzikës, 10 vjet pas publikimit të albumit të saj “Breathe In. Breathe Out”.

Konkretisht, u zbulua se Duff ka nënshkruar një kontratë me Atlantic Records si dhe se do të punojë në një seri dokumentarësh.

Projekti i drejtuar dhe prodhuar nga Sam Wrench do të tregojë rikthimin e shumëpritur muzikor të Duff, udhëtimin e saj personal në botën e muzikës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

Seriali i ri do të tregojë uljet dhe ngritjet e gjithçka që ndodh midis tyre, si dhe ekuilibrin midis familjes, regjistrimit të këngës së re, provave për shfaqje dhe përgatitjes për të performuar në skenë për herë të parë pas 10 vjetësh, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Seria dokumentare do të përfshijë gjithashtu intervista, performanca dhe pamje nga arkivi i saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

Duff e konfirmoi lajmin në Instagramin e saj, duke shkruar: “Muzikë e re, ose diçka tjetër…”.

Ajo gjithashtu la të kuptohej së fundmi se do të vazhdonte karrierën e saj muzikore në një postim në Instagram. /Periskopi/

Shpërndaje në: