Vdes 16 vjeçari në veri të Mitrovicës pasi ishte rrotulluar me traktor

Vdes 16 vjeçari në veri të Mitrovicës pasi ishte rrotulluar me traktor

Një 16 vjeçar në Mitrovicën e Veriut ka vdekur pasi ishte rrokullisur me traktor, shkruan Periskopi.

Siç kanë deklaruar dëshmitarët, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”

Njoftimi i plotë:

Vdekje e dyshimtë
Mitrovicë Veri ,10 Shtator 2025
Më datën 10.09.2025, rreth orës 11:00, Policia në Leposaviq ka pranuar informatën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një person në fshatin Zemanic të Leposaviqit ishte rrotulluar me traktor dhe dyshohej se ishte pa shenja jete.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç.
Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve.

Shpërndaje në: