Godet Zidane: Ky mund të jetë sezoni im i fundit këtu
Zinedine Zidane ka folur para ndeshjes me Atletico Madridin.
Ai ka thënë se nuk është duke menduar për vitin e ardhshëm, pasi puna si trajner i Real Madridit nuk është e garantuar.
“Vazhdimësia ime këtu nuk është e sigurt dhe, nga kjo, nuk jam i përgatitur për asgjë. E di se çfarë duhet për të drejtuar këtë skuadër, kështu që po mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme”, tha sot ai.
“Kemi nëntë ndeshje përpara dhe, për mua, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, jo vetëm ‘BBC’-ja. Kur zgjedh skuadrën e titullarëve, gjithmonë e kam të vështirë”.
“Të shohim se ç’do të ndodhë deri në fund të sezonit. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por nuk dua t’ia di se si do të luajë Atletico. Jam i interesuar për skuadrën time, për atë që do të bëjmë ne”, ka thënë Zizu.



