Slot i lumtur me trajnerin e Suedisë që s’e aktivizoi nga minuta e parë Isakun ndaj Kosovës: E dinte se mund të lëndohej…!

Slot i lumtur me trajnerin e Suedisë që s’e aktivizoi nga minuta e parë Isakun ndaj Kosovës: E dinte se mund të lëndohej…!

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Burnleyt në Premier League.

Slot foli për gjendjen e sulmuesit, Alexander Isak – i cili ende nuk ka luajtur me “The Reds”, pasi u zyrtarizua te klubi në ditën e fundit të merkatos.

Slot u shpreh tejet i lumtur edhe me trajnerin e Suedisë, Tomasson – i cili nuk luajti me Isak-un në ndeshjet e shtatorit. Madje Isak luajti vetëm pak miunta ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”.“Trajneri i Suedisë meriton respekt sepse pati sulmuesin më të mirë në botë, por ai e kuptoi se nëse Isak luan 90 minuta në dy ndeshje, mund të lëndohej dhe të mungojë për disa javë. Ne do ta trajtojmë atë sikur që bëri Tomasson”, u shpreh Arne Slot.

Slot poashtu tregoi se Isak nuk do të jetë startues për disa ndeshje, por që do të jetë pjesë e skuadrës “The Reds”.

Shpërndaje në: