Hoti pas goditjes së SHBA-ve: Kosova nuk e meriton këtë lidership, para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë

Hoti pas goditjes së SHBA-ve: Kosova nuk e meriton këtë lidership, para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë

Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar pas goditjes së madhe të SHBA-së ndaj Kosovës, duke e ndërprerë dialogun strategjik mes vendeve për shkak të veprimeve të Kurtit.

Ish kryeministri Hoti, përmes një postimi në Facebook ka shprehur keqardhjen për gjendjen që po kalon Kosova.

“Shumë keq.

Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë.

Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.

Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit”, shkroi Hoti.

 

 

Shpërndaje në: