Goditja e ShBA’së, reagon Miftaraj: Albini e Vjosa sot arritën të vënë Kosovën edhe nën masa ndëshkuese

Goditja e ShBA’së, reagon Miftaraj: Albini e Vjosa sot arritën të vënë Kosovën edhe nën masa ndëshkuese

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, ka ardhur një reagim i ashpër nga drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.

Në një postim në rrjetet sociale, Miftaraj akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani për këtë përkeqësim të marrëdhënieve me aleatin kryesor të Kosovës, Shtetet e Bashkuara.

“Pezullohet dialogu strategjik Amerikë-Kosovë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbase sot ndihen krenare me këtë të arritur strategjike në dëm të interesave të Republikës së Kosovës”, shkruan Miftaraj.

Ai i përshkruan veprimet dhe deklaratat e tyre si të motivuara nga “patriotizmi patetik”, të shoqëruara me sulme të vazhdueshme ndaj Gjykatës Kushtetuese, mediave dhe çdo zëri kritik në vend.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në emër të patriotizmit patetik, politikave dhe deklaratave kundër Gjykatës Kushtetuese, mediave dhe secilit që ka mendim kritik në këtë vend, sot arritën të venë Kosovën edhe nën masa ndëshkuese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thekson ai.

Shpërndaje në: