Masat e ShBA’së ndaj Kosovës, Peci: Pasojë e politikës së papërgjegjshme të Kurtit me të cilën po vallëzon edhe Vjosa Osmani

Masat e ShBA’së ndaj Kosovës, Peci: Pasojë e politikës së papërgjegjshme të Kurtit me të cilën po vallëzon edhe Vjosa Osmani

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka reaguar ashpër për pezullimin e Dialogut Strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë si një nga masat e pritshme që janë pasojë e politikës së papërgjegjshme të Vetëvendosjes, respektivisht të Albin Kurtit, me të cilën po “vallezon edhe Vjosa Osmani”, shkruan Periskopi.

Në postimin e tij, Peci shkruan se tani ka mbetur të shihet “se cfarë do të bëjnë kaloresit e apokalipsit të shtetit të Kosovës, të cilët në mënyrë efektive arritën që t’i dëmtojnë marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA-të!”

Ai përfundon me një mesazh të qartë: “Tash mbani ligjerata, shani e njollosni se kush po punon për Serbinë!”

Postimi i plotë: 

Pezullimi i Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-ve ka qene njera nga masat e pritura qe jane pasoje e politikes se papergjegjshme te VV-se, gjegjesisht te Albin Kurtit, me te cilen po vallezon edhe Vjosa Osmani!

Tani ka mbetur te shihet se cfare do te bejne kaloresit e apokalipsit te shtetit te Kosoves, te cilet ne menyre efektive arriten qe t’i demtojne marredheniet e vendit tone me SHBA-te!

Tash mbani ligjerata, shani e njollosni se kush po punon per Serbine!

Shpërndaje në: