Dalin fotot e arrestimit të personit të dyshuar për vrasjen e Charlie Kirkut
Tashmë është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e aktivisitit konservator amerikan, Charlie Kirk, i cili u vra më 10 shtator.
Tyler Robinson është i dyshuari 22-vjeçar i cili vjen nga Utah, shteti ku edhe gjeti vdekjen Kirku.
Mediat amerikane i kanë shpërndarë fotografitë e arrestimit të Robinsonit.
Kirku u qëllua fatalisht në fyt teksa po mbante një debat publik në njërin prej universiteteve të shtetit të Utah./Periskopi




