Një i plagosur nga të shtënat me armë në Pejë, Policia jep detaje

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Pejë, Policia jep detaje

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Papa Klementi”,  në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasojë e këtyre të shtënave një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë ai.

Sipas tij, i dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia.

“Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti”, ka thënë Rugova./Periskopi/

Shpërndaje në: