Ismet Kryeziu: Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA-të, shuplakë diplomatike për Kosovën
Drejtori i KDI`së, Ismet Kryeziu,ka reaguar pas vendimit të Ambasadës Amerikane për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik për Kosovën.
Kryeziu përmes një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA-të, shuplakë diplomatike për Kosovën, raporton Periskopi.
“E ashtuquajtura ‘Republika e Tretë’ do të kishte kuptim vetëm nëse do të nënkuptonte një shtet pa korrupsion, me sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe transformim drejt një qeverisjeje të mirë e demokratike”.
“Një Republikë me vizion dhe angazhim të qartë për integrimet euroatlantike, e jo për izolim dhe zhbërje të saj.
Kushdo që ka pasur sy dhe mendje e ka ditur se politikat dhe veprimet populiste të koalicionit qeverisës dhe institucioneve të drejtuara nga Qeveria dhe Presidenca po e çonin Kosovën drejt izolimit dhe prishjes së raporteve me aleatët tanë më të rëndësishëm. Paralajmërimet kanë qenë dhe janë të shumta, por u shpërfillën e po shpërfillen me arrogancë”,ka shkruar ai.
Kryeziu e ka cilësuar si “Veprimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara është shuplakë e rëndë diplomatike dhe një mesazh i qartë për Republikën e Kosovës. Ai u drejtohet jo vetëm atyre që po e promovojnë këtë politikë të gabuar, por edhe atyre që, me heshtje apo servilizëm, po e përkrahin”.
Reagimi i plotë:



