Kupina viziton Bardhoshin: Mbështetja e të rinjve na bën të pandalshëm

Kupina viziton Bardhoshin: Mbështetja e të rinjve na bën të pandalshëm

Kryetari aktual i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe bartësi i listës Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka njoftuar se ka vizituar fshatin Bardhosh.

Kupina përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë këtij takimi ka qenë i shoqëruar na Nusret Stublla.

“Me Nusret Stubllën, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, një burrë dhe aktivist i palodhshëm, takuam një grup të rinjësh nga fshati Bardhosh.U emocionova dhe inspirova nga entuziazmi, energjia dhe mbështetja e tyre për Lidhjen e Prishtinës. Me mbështetje të tillë, jemi të pandalshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: