Një tjetër futbollist shqiptar pritet të shkëlqejë në Zvicër
Njëri nga futbollistët i cili pritet të shkëlqejë në të ardhmen është Argjend Cani. Ai është vetëm 19-vjeçar, por shumë i talentuar.
Në Zvicër luajnë shumë futbollistë shqiptarë. Disa në Superligë, disa në Ligën e Parë, por edhe në rangje më të ulëta. Madje, ka edhe shumë klube shqiptare në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Njëri nga futbollistët i cili pritet të shkëlqejë në të ardhmen është Argjend Cani. Ai është vetëm 19-vjeçar, por shumë i talentuar. Cani është pjesë e Zvicrës U-20.
Futbollisti i Winterthurit këtë e dëshmoi ndaj kampionëve të Zvicrës, Baseli, duke i shënuar në Kupë.
Ai hyri në lojë në minutën e 83-të dhe vetëm pas pesë minutash arrin të shënojë ndaj Baselit. Sidoqoftë, goli i tij ishte i vetëm për skuadrën e tij që humbi 3:1 dhe u eliminua nga kjo garë.



