Shukri Buja: Parking funskional me hyrje nga Sheshi dhe 21 kupola xhami për nder të dëshmorëve

Shukri Buja: Parking funskional me hyrje nga Sheshi dhe 21 kupola xhami për nder të dëshmorëve

Kandidati për Kryetar të Lipjanit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka thënë se parkingu aktual në këtë qytet nuk është funksional, i cili është pa hyrje direkte nga Sheshi Adem Jashari, dhe se i njëjti krijon vështirësi për qytetarët.

Buja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguarse ka zgjidhje për këtë problem duke njoftuar se do të krijojë hyrje direkte nga Sheshi, për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë.

“Zgjidhja jonë është e qartë:Hyrje direkte nga Sheshi, për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë.21 kupola xhami, secila në nder të një dëshmori të komunë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky parking do të bëhet një hapësirë funksionale dhe vend kujtimi dhe krenarie.

“Kupolat sjellin dritë natyrale, më pak shpenzime dhe më shumë estetikë për qytetin tonë.Ky është vizioni ynë për Lipjanin: zhvillim modern, respekt për historinë dhe kujdes për qytetarin”, ka thënë Buja.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: