Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, e shqetësuar me vendimin e ShBA-së për Kosovën

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, e shqetësuar me vendimin e ShBA-së për Kosovën

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka shprehur shqetësimin e saj mbi deklaratën e fundit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, duke vlerësuar se tensionet politike dhe mosfunksionimi i plotë institucional mund të prodhojnë pasoja serioze për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Zhvillimi ekonomik i Kosovës, sipas G7, është i pandarë nga sundimi i ligjit, funksionimi i qëndrueshëm i institucioneve dhe respektimi i plotë i normave kushtetuese.

“Në mungesë të një mjedisi të tillë, investimet e huaja dhe vendore pësojnë rënie, ndërmarrjet përballen me barriera të shumta dhe besimi i tregjeve në Kosovë dëmtohet ndjeshëm. Një klimë e pasigurisë politike jo vetëm që ngadalëson proceset reformuese, por gjithashtu ul nivelin e konkurrueshmërisë së vendit në rajon dhe komprometon perspektivat për zhvillim të qëndrueshëm. Në këtë kuadër, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që përbëjnë bazën e ekonomisë,  janë më të ekspozuarat ndaj pasojave të paqëndrueshmërisë”, thotë G7 në një reagim dërguar mediave.

Tutje, theksohet se sidomos ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë përballen me sfida të theksuara në sigurimin e qasjes në financa, planifikimin afatgjatë të investimeve dhe zgjerimin e kapaciteteve të tyre.

“Këto kufizime përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për rritjen ekonomike dhe pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit zhvillimor të vendit”, u tha në këtë reagim.

Sipas G7, çdo dobësim i marrëdhënieve me këta partnerë strategjikë do të kishte pasoja të rëndësishme, duke vonuar zbatimin e projekteve zhvillimore dhe duke reduktuar mundësitë për mbështetje financiare dhe teknike.

G7 apeloi për vazhdimin e angazhimit aktiv dhe konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në mbështetje të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.

Amerika ia kthen shpinën Kosovës, shkak Albin Kurti

Shpërndaje në: