Ferit Idrizi: Fillojnë punimet për një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Vushtrri, lidhë 15 fshatra

Ferit Idrizi: Fillojnë punimet për një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Vushtrri, lidhë 15 fshatra

Kandidati për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka njoftuar se një nga projektet në këtë qytet është duke u bërë realitet.

Idrizi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se punimet për këtë rrugë kanë filluar.

“Një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Vushtrri po bëhet realitet!
Rruga e re, shumë e munguar, për të cilën punimet veçse kanë nisur, do të lidhë 15 fshatra mes vete, duke i afruar banorët, duke shkurtuar distancat dhe duke lehtësuar qarkullimin. Kjo është qeverisja jonë, për secilin qytetar, në secilën lagje, fshat e qytet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: