Hapet dyqani i bamirësisë në Fushë-Kosovë, Osmani: Kur bashkohemi për të mirën, shoqëria bëhet më e fortë

Hapet dyqani i bamirësisë në Fushë-Kosovë, Osmani: Kur bashkohemi për të mirën, shoqëria bëhet më e fortë

Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ka hapur dyqani për bamirësi.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani.

“Sot u bë hapja e dyqanit të bamirësisë, një projekt i madh humanitar i realizuar nga Komuna e Fushë Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ky vend i shpresës do të jetë strehë dhe mbështetje për ata që kanë më së shumti nevojë, duke e kthyer solidaritetin dhe humanizmin në realitet të prekshëm”, ka shkruar ai.

Osmani ka falendëruar kreun e BIK-ut Naim Tërnavën për këtë bashkëpunim.

“Falënderim i posaçëm i shkon Myftiut Naim ef. Tërnava, i cili me përkrahjen dhe përkushtimin e tij të pandalshëm u bë shtylla kryesore e kësaj nisme fisnike.
Ky hap i sotëm është dëshmi se kur bashkohemi për të mirën, shoqëria jonë bëhet më e fortë, më e drejtë dhe më e dhembshur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: