Mulosmani për sanksionet e ShBA’së: Dështimi më fatal i Kosovës, me shpejtësi drejt humnerës

Mulosmani për sanksionet e ShBA’së: Dështimi më fatal i Kosovës, me shpejtësi drejt humnerës

Gazetari nga Shqipëria, Ermal Mulosmani ka thënë se vendimi i SHBA’së për të ndërprerë dialogun strategjik është dështim fatal i Kosovës, raporton Periskopi.

Sipas gazetarit, më e dhimbshme është gëzimi i mbështetësve të Albin Kurtit për këto sanskione, se sa vet sanksionet.

Ai vlerëson se Kosova me shpejtësi po shkon drejt humnerës.

 

Postimi i plotë:

Mua nuk më mërzit aq vendimi i Ambasadës së Amerikës në Kosovë për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme dialogun special dy palësh. Nuk më mërzisin aq as tonet kritike të hapura, të ashpra, aspak diplomatike të shprehura në tekstin njoftues.

Ajo që më dhemb më së shumti është gëzimi i mbështetësve të Albin Kurtit për këtë akt. Sipas tyre, kjo përkthehet në shtesë votash për Kurtin, siç ndodhi në 2020-ën. Pra, për ta është më mirë të qeverisë Kurti me 70% të votave dhe pa Amerikën sesa të jetë shumë mirë me Amerikën por me 45% të votave, fjala vjen.

Çfarë drame!

Është kthyer Amerika në barrë, duhet të çlirohemi prej saj :(.

Ja, ky nëntekst “çlirimtar”, “Pavarësia e tretë e Kosovës”, ajo nga Amerika, ky është dështimi më fatal i politikës kosovare.
Me shpejtësi drejt humnerës. Të pavarur.

Shpërndaje në: