Abdixhiku: Në komunat ku qeverisim, gjen investime kapitale dhe shërbime cilësore, LDK ndërton shtet, nuk e rrënon
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abidxhiku, ka folur për komunat ku janë në qeverisje.
Abdixhiku para simpatizatëve të LDK-së ka thënë se në komunat ku qeverisë LDK qenë investime kapitale, qendëra shëndetësore dhe mësim tërë ditor.
“Në komunat tona gjen investime kapitale qëdefinojnë kohë. Në komunat tona gjen mësim tërëditor për fëmijët tanë. Gjen çerdhe të reja për më të vegjlit tanë mëshumë se një Qeveri e tanë. Gjen transport urban efikas, gjen turizëm, kulturë, sport e gjelbërim. Gjen hapësira publike, qendra shëndetësore e kujdes njerëzor. Pra, në komunat tona gjen, para së gjithash punëdhe përkushtim”, tha Abdixhiku, raporton Periskopi.
Abdixhiku ka thënë se LDK ndërton shtet nuk e rrënon atë.
“Ne krijojmë. Jo duke rrënuar shtetin, por duke e bërë atë. Jo duke e përulur tjetrin, por duke e afruar atë. Jo duke e zaptuar komunën, por duke e dashur atë”, ka thënë ai./Periskopi/
Abdixhiku hap fushatën: Nis rrugëtimi drejt fitores së 12 tetorit



