Sami Lushtaku tregon se pse e shtyhu hapjen e fushtatës në Skenderaj: Protesta e nesërme në Hagë më e rëndësishme se fushata
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për kryetar të kësaj komune nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka treguar edhe arsyjet e shtyrjes së hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 12 tetorit në këtë komunë.
Ai ka treguar se më e rëndësishme është pjesëmarrja në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), se hapja e fushatës.
Anulimin e fushatës sipas tij e ka bërë më “kënaqësinë më të madhe”.
“Për mua më rëndësi është pjesëmarrja në protestën në Hagë se sa hapja e fushtatës. Sepse në Hagë kemi të bëjmë me Luftën e Ushtrisë Clirimtare (UÇK) të Kosovës kemi të bëjmë më shtetin e Kosovës. Kemi të bëjmë më të ardhmën e Kosovës. Prandaj, me kënaqësinë më të madhe e kam anuluar hapjen e fushatës”.
“Ftesa jonë është ta mbrojmë luftën e shenjë të UÇK’së të mbrojmë shtetin e Kosovës të mbrojmë të ardhmën e fëmijëve dhe familjëve tona”.
Lushtaku është pyetur edhe përfundimit e procesit në Hagë për ish-krerët e UCK’së , ka thënë Lushtaku.
Ish-gjenerali i UÇK’së ka thënë se “Ne shpresojmë që ata të dalin të pafashjëm t’i kthehen familjes, do t’i kthehen shtetit të Kosovës dhe drejtësia së pakupo besoj. Në Hagë më së paku është folur deri më tani për drejtësi, në ato banka është dashur të jenë forcat serbe që kanë kryer masakra, dhunime, djegie në Kosovë “. /Periskopi/



