Besnik Osmani i LDK’së: Mbështetja e qytetarëve, motivimi im më i madh

Besnik Osmani i LDK’së: Mbështetja e qytetarëve, motivimi im më i madh

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve dhe banorëve të të gjitha fshatrave për mbështetjen e fuqishme dhe përkrahjen masive që i kanë dhënë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo përkrahje është motivimi më i madh për të vazhduar angazhimin dhe punën e pandalshme në shërbim të komunitetit.

“Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush, pa dallim. Kjo besim dhe përkrahje më obligon edhe më shumë që të punoj me përkushtim e transparencë për të mirën e përbashkët,” u shpreh Osmani, duke shtuar se ky bashkim dhe solidaritet do të sjellë rezultate konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: