Një i lënduar nga aksidenti me tri vetura në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Një i lënduar nga aksidenti me tri vetura në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident ku janë përfshirë tri vetura në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, drejtimi Babush-Bibaj”, ka thënë ai.

Krasniqi ka treguar se njësia policore e tragikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Policia ka bërë vend-shikimin e vendit të ngjarjes”, tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: