Protesta në Hagë, Haradinaj: Drejtësi për çlirimtarët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar disa fotografi nga protesta e sotme në Hagë, përcjell Periskopi.
Krahas tyre, ai ka bërë edhe një shkrim të shkurtër, duke kërkuar drejtësi për çlirimtarët.
“Drejtësi për çlirimtarët. Mirënjohje për ju të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.



