Aro Muriq pati paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Lazios
Portieri i Kosovës Arijanet Muriq, ka pasur një paraqitje fantastike në fitoren 1:0 të Sassuolos, kundër Lazios.
Kjo paraqitje e tij, është bërë tashmë edhe temë e diskutimit në qarqet e futbollit në Itali.
Ai u vlerësua me notën 7.7 nga SofaScore, falë një sërë pritjesh vendimtare, por mbi të gjitha një ndërhyrje spektakolare që u bë virale në rrjetet sociale.
Në minutat vendimtare të ndeshjes, Mattia Zaccagni u gjend përballë tij nga vetëm dy metra, por Muric reagoi me reflekse të jashtëzakonshme duke ndalur goditjen e sigurt drejt portës.
Pamjet treguan kapitenin e Lazios të habitur, i cili nuk i besonte syve se si portieri kosovar arriti ta shpëtonte skuadrën e tij.
Falë Muriq, Sassuolo siguroi një fitore të artë që forcon moralin e skuadrës, ndërsa emri i tij u kthye në kryefjalë të mediave sportive italiane.
https://x.com/Muric49/status/1967279288220287118



