Gjini prezanton planin zhvillimor për fshatrat Rakovinë dhe Shqiponjë, si pjesë e vizionit për Gjakovën 2026–2030
Kandidati për kryetar të Gjakovës dhe kryetari aktual, Ardian Gjini, ka përmbyllur angazhimet e ditës në fshatrat Dushkajë, Rakovinë dhe Shqiponjë, ku prezantoi planin e tij zhvillimor për këto dy fshatra dhe vizionin për Gjakovën 2026–2030, raporton Periskopi.
Ai theksoi se çdo takim është një frymëzim i ri për të punuar më shumë për përparimin e Gjakovës.
Postimi i plotë:
✅ Përmbyllëm angazhimet e ditës në Dushkajë, në fshatrat Rakovinë e Shqiponjë, ku paraqitëm planin tonë zhvillimor për këto dy fshatra, si dhe vizionin tonë për Gjakovën 2026–2030.📃
✨ Çdo takim është frymëzim i ri për të bërë edhe më shumë për Gjakovën.



