Grupi i parë i sportistëve niset më 1 gusht për Rio

Grupi i parë i sportistëve niset më 1 gusht për Rio

Në mbrëmjen e 1 gushtit drejt Rios do të nisen tre sportistët e parë, çiklisti Qëndrim Guri dhe atletët Vijona Kryeziu e Musa Hajdari. Më 3 gusht nisen xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, si dhe shenjëtarja Urata Rama. Nga SHBA-ja ekipit do t’i bashkohet notari Lum Zhavelli. Më 29 korrik sportistëve do t’u dorëzohet flamuri i Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën ditë sportistëve do t’u mbahet një ligjëratë për atë që i pret në Rio, si dhe do të zbulohen dy pulla postare në nderim të tyre nga Post-Telekomi i Kosovës.

Pasi ka kryer seancën e lehtë stërvitore të ditës së martë, Qëndrim Guri ka dërguar biçikletën për servisimin e fundit para nisjes për në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Pas servisimit Guri do ta çmontojë biçikletën dhe do ta paketojë për ta pasur të gatshme për datën 1 gusht kur edhe do të marrë rrugën për në Rio. Guri i takon grupit të parë të sportistëve nga Kosova, të cilët në mbrëmjen e 1 gushtit do të nisen për në Rio.

Shpërndaje në: