Besnik Osmani i LDK-së viziton bizneset në Fushë-Kosovë: Premton përkrahje dhe partneritet
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se sot ka vizituar disa biznese që operojnë në këtë komunë.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se nga afër e ka parë punën e tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.
“Sot zhvillova një vizitë në disa nga bizneset që operojnë në komunën e Fushë Kosovës. Këto takime ishin një mundësi e mirë për të parë nga afër punën e tyre, për të dëgjuar sfidat me të cilat ballafaqohen dhe për të diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit”.
“Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik lokal, ndaj komuna jonë ka qenë dhe do të mbetet dora e djathtë e tyre – duke ofruar përkrahje, duke lehtësuar procedurat dhe duke krijuar kushte që nxisin investime të reja”, ka shkruar ai.
Osmani është zotuar për partineritet të ngushtë për të kontruibvuar në punësim dhe mirëqenie.
“Përmes dialogut të hapur dhe partneritetit të ngushtë, synojmë të ndërtojmë një mjedis ku secili biznes të ketë hapësirën e duhur për të rritur aktivitetin dhe për të kontribuar në punësim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, ka shkruar ai.
Ai theksoi se vizitat e tilla do të vazhdojnë, duke shtuar se vizioni i tij është një Fushë Kosovë “PËRTEJ”.
Postimi i plotë:



