YSABEL SOCIETY – Prishtina me rooftop-in më madhështor në Ballkan
Prishtina po bëhet epiqendra e gastronomisë se rajonit me hapjen e YSABEL Society.
Arkitektura e jashtëzakonshme e këtij projekti është realizuar nga kompania prestigjioze BAH Projects në Londër, studio që ka krijuar disa prej brendeve më ikonike botërore si: Annabel’s, Sexy Fish, Gaia, Harry’s Bar, The Wolseley City, Ivy Asia dhe shumë të tjera.
Menuja ekskluzive e YSABEL është krijuar nga shefi me famë botërore Paul Greening – ish Group Executive Chef për Novikov, Group Executive Chef i Aqua Kyoto në Londër, si dhe shef i Pier Restaurant në Sydney e shum vende te tjera edhe është i njohur për inovacionin dhe artin e tij në kuzhinë.
Pas këtij projekti inovativ qëndrojnë tre figura kyçe të gastronomisë moderne, të cilët me vizionin dhe përvojën e tyre po e vendosin Prishtinën në hartën ndërkombëtare.
– Dekorim Sahiti dhe Genc Gashi, emra që kanë lënë gjurmë të thella në skenën gastronomike të Kosovës se pasluftes me nje ndikim te thelle ne mënyrën e jetesës së kosovarëve gjë për të cilën Prishtina njihet edhe sot.
– si dhe Baton Berisha, i cili ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në Londër duke mbikëqyrur brendet më prestigjioze të industrisë, përfshirë: The Ivy Collection (Group), Caprice Holdings (me restorante ikonike si Scott’s dhe Sexy Fish në Londër e Miami), Bacchanalia në Londër, Birley Group (me klubet ekskluzive si Annabel’s, George Club, Harry’s Bar), si dhe zinxhirin Bill’s Restaurants.
YSABEL, pritet të jetë më i miri në rajon dhe më gjerë.
Hapja epike dhe solemene pritet të ndodhë gjatë vjeshtës së këtij viti, duke e shndërruar kryeqytetin në adresën më të re të shijes, luksit dhe përjetimeve të paharrueshme.



