Idrizi: Qytetarët janë forca më e madhe në rrugën tonë drejt fitores

Idrizi: Qytetarët janë forca më e madhe në rrugën tonë drejt fitores

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një takim në fshatin Novolanit dhe Kolles së Brusnikut.

Idrizi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nga ky takim thekësua vendosmërria për të mbështetur rrugën drejt fitores.

“Novolani, Kolla e Brusniku sot treguan edhe një herë vendosmërinë për të mbështetur rrugën tonë drejt fitores më 12 tetor. Takimi i sotëm ishte një dëshmi e qartë se puna dhe përkushtimi ynë vlerësohen nga qytetarët tanë që janë mbështetja jonë më e madhe”, ka shkruar ai.

Idrizi ka treguar se në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kandidatet për Kuvendin e Komunës, Melihate Basholli-Latifi, Hava Mlinaku dhe Valbonë Bilalli-Muzaqi, që me përvojën dhe përkushtimin e tyre do të jenë zëri i vërtetë i qytetarëve në vendimmarrje.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: