Gjini nga Reka e Mirë: Prezantuam planet konkrete për mandatin 2026–2030

Gjini nga Reka e Mirë: Prezantuam planet konkrete për mandatin 2026–2030

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u ndalur sot në Regjionin e Rekës së Mirë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjini bëri të ditur se ka vizituar Novosellën e Ulët dhe Novosellën e Epërme, ku prezantoi planet konkrete për mandatin e ardhshëm qeverisës në këtë regjion.

“Sot ishim në Regjionin e Rekës së Mirë 🤝, gjegjësisht në Novosellë të Ulët dhe Novosellë të Epërme që të ndajmë planet tona konkrete 📝 për mandatin e ardhshëm në këtë regjion 🏘️.”, shkroi Gjini.

Ai u shpreh i kënaqur me pritjen dhe përkrahjen që, sipas tij, qytetarët po i japin vizionit të tij për Gjakovën 2026–2030.

“Jashtëzakonisht i lumtur 🙏 të takoj bashkëqytetarë që e përqafojnë vizionin tonë për Gjakovën 2026-2030 💪.”, shtoi ai në postim.

Shpërndaje në: