Ismaili për Dardaninë: 2 parkingje nëntokësore dhe buxhet 14 milionë i ndarë vetëm për lagjen
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka vazhduar me prezantimin e zgjidhjeve specifike për lagjet e kryeqytetit, ku pas Kodrës së Trimave, sot vazhdoi me Dardaninë – një nga lagjet më të rëndësishme të Prishtinës.
Ismaili përmes një postimi në rrjetin social Facebook është zotuar se kjo lagje do të marrë më shumë vëmendje dhe investime konkrete.
“Hajde ma gjallë Dardani!Ju pres sonte në shkollën ‘Dardania’ në ora 19:00 ku do të flasim për projektet e mia konkrete për Dardaninë.
Rinovimi i të gjitha ndërtesave.Riparimi i të gjithë ashensorëve.Revitalizimi i Kurrizit dhe i hapësirës rreth Santesë.2 parkingje nëntokësore. Qendër multifunksionale me pishinë gjysëm olimpike.15 milionë € investime për 4 vite.Dardania meriton jetë ma t’mirë në lagje. Ka ardhë koha jonë!”, ka thënë Ismaili
Postimi i plotë:



