Totaj: Prizreni i pari për transparencë, për herë të parë merr Grantin e Performancës pas shumë vitesh

Totaj: Prizreni i pari për transparencë, për herë të parë merr Grantin e Performancës pas shumë vitesh

Kryetari i Prizrenit dhe kandidati për mandatin e dytë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka treguar se komuna që ai e udhëheqë pas shumë vitesh ka  fituar Grantin e Performancës.

Totaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ka arritur të  rikthejë  punën në  Prizren nga një ish-qeverisje që ka pasur objektiv kontrollin, bllokimin e mospunën.

“Për herë të parë pas shumë vitesh e kemi fituar Grantin e Performancës duke e ngritur Prizrenin në komunën e parë për transparencë. Kemi arritur ta rikthejmë në punë Prizrenin nga një ish-qeverisje që ka pasur objektiv kontrollin, bllokimin e mospunën! Në këto 4 vjet kemi udhëhequr me ekip e do të vazhdojmë njëjtë për punë të dukshme e të matshme!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: