Haziri lavdëron dëshmitarët: Lufta e UÇK-së po mbrohet në Hagë

Haziri lavdëron dëshmitarët: Lufta e UÇK-së po mbrohet në Hagë

Lutfi Haziri nga LDK, ka thënë se lufta e UÇK në Hagë po mbrohet nga dëshmitarët e pjesëmarrësit të cilët u kujdesën që pastërtia e luftës është e vetmja që legjitimon kryengritjen e pupullit për të mbrojtur pragun e shtëpisë, shkruan Periskopi.

 

Postimi i plotë:

Gjilani në homazhe, nderim e gjunjezim për dëshmoret e kombit
Në ditën e rivarrimit të dëshmorëve nê Gjilan, ku i printe kortezhit kryengritësi i ditëve të para, sot veteran i UÇK-së, Sami Ahmeti, përkujtojmë me pietetet më të larta dëshmorët e luftës çlirimtare.
Lufta e UÇK-së sot po mbrohet në dhomat e specializuara, me shpirtin e bardhë të dëshmorëve që bëjnë dritë në lirinë e Kosovës.
Ajo mbrohet nga dëshmitarët e pjesëmarrësit të cilêt u kujdesën që pastërtia e luftës është e vetmja që legjitimon kryengritjen e pupullit për të mbrojtur pragun e shtëpisë, familjen e atdheun. Lavdi përjetë!

Shpërndaje në: