Mikpritje dhe besim në Oshlan për Ferit Idrizin
Në një atmosferë plot entuziazëm, kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe kandidatja për Asamble, Blerina Shala, u mirëpritën nga banorët e fshatit Oshlan.
Gjatë takimit, Idrizi theksoi punët konkrete të realizuara gjatë mandatit të tij të parë, si asfaltimi i rrugëve lokale, ndërtimi i kanalizimit dhe kolektorit kryesor, rregullimi i kanalit kullues dhe ngritja e Shtëpisë së Komunitetit – projekte që kanë sjellë ndryshime të prekshme në jetën e përditshme të banorëve.
Idrizi shpalosi edhe vizionin për mandatin e ri, duke paralajmëruar projekte të reja për Oshlanin dhe gjithë Vushtrrinë.
Postimi i plotë:
Sonte në Oshlan, bashkë me kandidaten tonë për Asamble, Blerina Shala, u pritëm me mikpritje dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga banorët.
Në këtë fshat në mandatin tonë të parë janë bërë disa hapa të rëndësishëm për përmirësim të jetës së këtyre banorëve, si asfaltimi i disa rrugëve, ndërtimi i kolektorit kryesor dhe kanalizimit, rregullimi i kanalit kullues, si dhe ndërtimi i Shtëpisë së Komunitetit.
Projekte të reja kemi për Oshlanin edhe në mandatin e ri.
#mamirëpërVushtrrinë #191




