Formacionet zyrtare të derbit lokal të Madridit
Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë publikuar formacionet zyrtare.
‘Mbretërit’ janë nikoqirë të rivalëve të urryer lokal, Atleticos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të kampionatit spanjoll, La Liga.
Skuadra e Zinedine Zidanes dëshiron të vazhdoj serinë e fitoreve edhe në këtë takim, duke tentuar që të mos lëshoj pikë për ndjekësin e tyre, Barcelonën.
Në anën tjetër edhe Atletico është në një formë të lartë me pesë fitore radhazi në ndeshjet e fundit dhe udhëton për rezultat pozitiv.
Real Madrid: Navas; Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Bale, Benzema, Ronaldo.
Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Godin, Savic, Filipe Luis; Saul, Gabi, Koke, Carrasco; Torres, Griezmann.



