Fehmi Kupina shpalos programin për rindërtimin e stadiumit “Fadil Vokrri”
Kandidati për asamblist nga Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka vizituar sot FC Prishtinën për të diskutuar nga afër me menaxhmentin e klubit. I shoqëruar nga ish-kapiteni i skuadrës, Arben Zhjeqi, Kupina u prit nga drejtori Artan Osmani, shkruan Periskopi.
“Ne shpalosëm planin tonë për të rindërtuar stadiumin Fadil Vokrri për t’a bërë ashtu siç i ka hije arenës sonë më të madhe sportive,” ka deklaruar Kupina.
Ai theksoi se ky projekt do të jetë një nga prioritetet kryesore për zhvillimin e infrastrukturës sportive në kryeqytet.
Postimi i plotë:



