Edon Zhegrova pritet të debutojë si titullar në Serie A ndaj Veronës
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është shumë pranë debutimit si titullar në Serie A për ekipin e Juventusit, në ndeshjen kundër Veronës që zhvillohet këtë fundjavë.
Sipas prestigjiozes italiane La Gazzetta dello Sport, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, planifikon të bëjë rotacion në skuadër, dhe mes ndryshimeve pritet të jetë pushimi i Kenan Yildiz, për t’i dhënë hapësirë Zhegrovës nga minuta e parë.
Zhegrova iu bashkua Juventusit gjatë afatit kalimtar veror.
Ai debutoi në mesjavë për Juventusin në ndeshjen kundër Dortmund në Ligën e Kampionëve.



