Arian Tahiri viziton tenistët: Në Mitrovicë do të ndërtohet fushë moderne e tenisit
Kandidati për Mitrovicë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka premtuar projekte kontkrete në këtë qytet.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka paralelizuar politikën me sportin, duke thënë se suksesi arrihet vetëm përmes përpjekjes së vazhdueshme.
“Edhe në tenis, sikur në politikë, gjithçka varet nga përpjekja e vazhdueshme. Mitrovica ka potencial të madh dhe unë angazhohem pareshtur që këtë potencial ta shndërroj në mundësi reale për secilin qytetar.Për të ofruar diversitet sportiv në Mitrovicë, ne do ta ndërtojmë edhe një fushë moderne të tenisit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



