Real Madridi nderon tifozin e vogël që e humbi tërë familjen nga tërmeti më 2023

Real Madridi nderon tifozin e vogël që e humbi tërë familjen nga tërmeti më 2023

Abderrahim Ouhida, një tifoz i ri i Real Madridit nga Maroku, ka përjetuar një tragjedi të madhe në tërmetin shkatërrimtar të vitit 2023, ku humbi prindërit, gjyshin dhe dy prej motrave/vëllezërve të tij.

Pas fatkeqësisë, Abderrahim u pa në televizion duke mbajtur fanellën e Real Madridit, moment që tërhoqi vëmendjen e klubit madrilen, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Abderrahim doli në fushë para se të niste ndeshja ndaj Espaynol, ku të gjithë lojtarët e Realit u grumbulluan rreth tij dhe e duartrokitën për t’i dhënë mbështetje.

Një gjest human dhe i jashtëzakonshëm nga Real Madrid që i solli buzëqeshjen një fëmije të prekur rëndë nga tragjedia./Periskopi

Shpërndaje në: