Arbër Ismajli viziton fshatrat e Gjilanit: Bashkë jemi të pandalshëm

Arbër Ismajli viziton fshatrat e Gjilanit: Bashkë jemi të pandalshëm

Kandidati për Kryetar të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka njoftuar se mbrëmë (premte) ka vizituar fshatrat Malishevë, Malishevë e Epërme, Uglar dhe Capar.

Ismajli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se bashkë jemi të pandalshëm.

“Të dashur qytetarë,Një mbrëmje e paharruar me qytetarët e Malishevës, Malishvës së Epërme,Uglarit dhe Caparit! Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe që na dhatë. Këmbëngulësia juaj për kauzë dhe besimi na japin forcë edhe më shumë që bashkë me ju ta jetësojmë përpara rrugën e fitores!Bashkë jemi të pandalshëm. Bashkë do ta fitojmë betejën për të qeverisur me bashkëqytetarët.Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: