Ferit Idrizi: Energjia dhe besimi i qytetarëve janë motivi im
Kryetari aktual dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i shoqëruar nga kandidati për Kuvendin Komunal, Kushtrim Hyseni, janë mirëpritur nga familjarët, miqët dhe mbështetësit e kësaj partie.
Idrizi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se energjia dhe besimi është motivi i tij.
“Energjia dhe besimi i tyre janë motivimi më i madh për mua që të vazhdoj këtë rrugëtim dhe të kërkoj mandatin tim të dytë për ta çuar Vushtrrinë përpara.Siç e kemi dëshmuar, me projekte e punë konkrete”, ka shkruar Idrizi.
Postimi i plotë:



