Imri Ahmeti në Dobrajë të Madhe: Përkrahja masive vulos fitoren

Imri Ahmeti në Dobrajë të Madhe: Përkrahja masive vulos fitoren

Kandidati i LDK-së për Lipjanin, Imri Ahmeti të shtunën pasdite ka qëndruar në Dobrajë të Madhe ku u prit nga qindra përkrahës.

Ai ka thënë se kjo përkrahje vulos fitoren e LDK-së në Lipjan.

“Atmosferë triumfi në Dobrajë të Madhe, përkrahja masive vulos fitoren! Sot, dita ishte për Dobrajën, dhe mbrëmja na gjeti sërish këtu, në një atmosferë të jashtëzakonshme, përplot entuziazëm dhe përkrahje”, ka thënë Ahmeti.

“Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur që qytetarët kanë ndaj vizionit tonë. Dobraja tashmë gëzon infrastrukturë të nevojshme, rrugë moderne, stadium futbolli, dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe çerdhja”, ka thënë ai.

“Kjo mbështetje e fuqishme nuk është rastësi. Ajo është rezultat i modelit tonë qeverisës, të qartë dhe të dëshmuar për qytetarët. Prandaj, Dobraja e Madhe mbetet bastioni ynë i pathyeshëm”, ka theksuar Ahmeti.

Shpërndaje në: