Osmani vizitë familjes Ibishi në Nakaradë: Pjesë e gjallë e zhvillimit të Fushë-Kosovës
Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani të shtunën në mbrëmje ka vizituar familjen Ibishi në Nakaradë.
Osmani ka thënë se kjo familje ka qenë gjithmonë pjesë e gjallë e zhvillimit të Fushë-Kosovës.
“Është kënaqësi për mua që sonte të jem në mesin e familjes Ibishi, në Nakaradë. Kjo familje, që nga vitet ’60, ka qenë gjithmonë pjesë e gjallë e zhvillimit të Fushë Kosovës”, ka thënë Osmani.
“Përkushtimi i tyre i hershëm dhe i vazhdueshëm për LDK-në është shembull i besimit në vizionin për një të ardhme më të mirë, një të ardhme me dinjitet, zhvillim e mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë”, ka thënë ai.
“Unë sot vij tek ju jo vetëm si kandidat për kryetar, por edhe si bashkëqytetar që beson se, duke u mbështetur në traditën dhe vlerat e familjeve të tilla, ne mund të ndërtojmë një Fushë Kosovë të re – më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar”.



