Tahiri takon ish të burgosurit politikë të Mitrovicës: Do të angazhohem që zëri dhe meritat e tyre të nderohen gjithmonë
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar sot disa prej ish të burgosurve politikë të këtij qyteti.
Tahiri tha se do të angazhohet që zëri dhe meritat e tyre të nderohen gjithmonë.
Postimi:
I nderuar të takoja disa prej ish të burgosurve politikë të Mitrovicës, burra që sakrifikuan lirinë e tyre për lirinë tonë. Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e tyre.
Unë do të angazhohem që zëri dhe meritat e tyre të nderohen gjithmonë.
d rfvc Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Mitrovicën, për Kosovën dhe popullin tonë. 🙏



