Fehmi Kupina takohet me banorët e lagjes Pejton: Prishtina të zhvillohet duke ruajtur traditën dhe duke ndërtuar të ardhmen

Fehmi Kupina takohet me banorët e lagjes Pejton: Prishtina të zhvillohet duke ruajtur traditën dhe duke ndërtuar të ardhmen

Kandidati për Asamblenë Komunale nga Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim më disa banorë të lagjes Pejton.

Kupina përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka qenë i shoqëruar me Sheqir Zenelin dhe Nuredin Ibishin.

Bashkë me Sheqir Zenelin, numrin dy të listës sonë për Kuvend Komunal, dhe shoqëruar nga z. Nuredin Ibishi, takuam një grup të banorëve të lagjes Pejton në Kryeqytet. Kjo zonë e Prishtinës ka pësuar ndryshime të mëdha dhe shpesherë banorët nuk janë konsultuar për orientimin e zhvillimit”, ka shkruar ai.

Kupina tha se “Ne iu premtuam banorëve se do të bëjmë çdo gjë për të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në këtë zonë të mbingarkuar”.

“Është e domosdoshme që Prishtina të zhvillohet por kjo duhet të bëhet duke ruajtur traditën dhe duke ndërtuar të ardhmen”.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: