Alarm në New York përpara fjalimit të Trumpit – shërbimi sekret amerikan çmonton një rrjet të rrezikshëm

Alarm në New York përpara fjalimit të Trumpit – shërbimi sekret amerikan çmonton një rrjet të rrezikshëm

Agjentët federalë kanë çmontuar një rrjet pajisjesh në zonën e New York, i cili përdorej për kërcënime ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane dhe kishte shenja përfshirjeje të huaja, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret amerikan. Zbulimi erdhi para fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trumpit në Kombet e Bashkuara.

Agjentët zbuluan më shumë se 300 servera për karta SIM dhe 100 mijë karta SIM në disa lokacione brenda një rrezeje prej rreth 50 kilometrash nga New Yorku, sipas një deklarate të martën.

Shërbimi nuk identifikoi zyrtarët që ishin në rrezik, natyrën e kërcënimit apo kombësitë që mund të ishin të përfshira, raporton cnbc.

Ata thanë se Shërbimi Sekret nuk ka akuzuar publikisht ndonjë komb, pjesërisht për shkak të ndjeshmërisë rreth takimit të kësaj jave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Potenciali për shqetësimin e telekomunikacioneve të vendit tonë që përbën ky rrjet pajisjesh nuk mund të theksohet mjaftueshëm”, tha drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran.

Ai tha se hetimi “qartë u tregon aktorëve potencialisht keqdashës se kërcënimet e menjëhershme ndaj personave të mbrojtur nga ne do të hetohen, gjenden dhe eliminohen menjëherë”.

Shpërndaje në: