Përfshihet nga zjarri një mobilieri në Ferizaj, Policia jep detaje

Përfshihet nga zjarri një mobilieri në Ferizaj, Policia jep detaje

Një objekt i një mobilerie në fshatin Prelez të Ferizajt është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka treguar se nuk ka të lënduar.

“Sot, rreth orës 17:50 kemi pranuar një informatë se në fshatin Prelez të Ferizajt, në afërsi me rrugen magjistrale Ferizaj -Prishtinë, një objekt- mobileri është përfshirë nga zjarri. Zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes duke e shuar zjarrin, ndërsa edhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe zyrtarët e KEDS. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli./Periskopi

Shpërndaje në: