Mozzik: Më kanë vjedhur në shtëpi në vlerë 700 mijë euro dhe nuk është marrë askush me këtë, kam gjetur edhe tre GPS në makinat e mia

Mozzik: Më kanë vjedhur në shtëpi në vlerë 700 mijë euro dhe nuk është marrë askush me këtë, kam gjetur edhe tre GPS në makinat e mia

Pas postimeve të shumta që bëri mbrëmë, reperi i njohur Mozzik ka reaguar sërish në rrjete sociale.

Ai deklaroi se historia e orës luksoze që u publikua ditët e fundit ishte e skenuar dhe se sipas tij, e gjithë kjo çështje kishte karakter personal. Madje, Mozzik akuzoi drejtpërdrejt Vetëvendosjen se po e godet qëllimisht.

Në reagimet e fundit, reperi e ka lidhur këtë situatë me një rast të rëndë që i kishte ndodhur më herët, kur në tetor para dy viteve shtëpia e tij u grabit nga hajdutë, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar.

“Qe një fakt pse unë nuk mbaj gjëra me vlerë në shtet timin. Pasi u kap kjo temë. Mua në tetor më bëhen dy vite që më kanë vjedhur hajnat në shtëpi me dëm afro 700 mijë euro armë me leje/ora origjinale/ e gjëra tjera. As edhe një qorapë nuk më është kthyer as as nuk është gjendur kurrë”, u shpreh ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Tutje tha: “Edhe pas vjedhjes i kam gjetur 3 GPS në makina të miat private. E askush askujt s’po ia ndjen për tatimpaguesin më të madh nga artistët shqiptarë. M’keni zhgënjyer po keni dalur bllof”.

Mozzik shtoi se ky rast, i mbetur pa zgjidhje edhe pas dy vitesh, e ka bërë të humbasë besimin tek institucionet dhe shteti.

Ai tha se ndonëse është një nga artistët shqiptarë që kontribuon më shumë si tatimpagues, ndjehet i lënë pas dore dhe i pambrojtur.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Gjykata urdhëron qeverinë zvicerane të publikojë kontratat për vaksinat e Covidit

Qeveria zvicerane duhet të publikojë kontratat e saj me kompanitë farmaceutike për furnizimin me vaksina…

Aksident i rëndë në rrugën Milot-Thumanë, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në segmentin rrugor Milot–Thumanë mbrëmjen e së…

Me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së, Edi Rama fillon mëngjesin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën me një foto gjithëkombëtare. Ai ka shpërndarë…

Marshi “Drejtësi, jo politikë”, Gucati: Shqiptarët ngritën zërin kundër padrejtësive

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati i ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë…

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë

Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë…

Katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare

Katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të thotë fjalët e tyre përfundimtare. Hashim…

E mërkurë e vranët, nganjëherë me rreze dielli

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të herëpashershme…

Ja çka shkakton të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë në tualet

Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në tualet është një zakon i përhapur, shpesh…