Raportohet për një aksion policor, thuhet se ka bastisje në disa lokacione

Raportohet për një aksion policor, thuhet se ka bastisje në disa lokacione

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion të madh në disa lokacione në vend.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se janë duke u bastisur rreth 25 lokacione të ndryshme, ndërsa në terren ndodhen njësi të shumta të policisë, përfshirë njësitë speciale dhe hetuesinë. Madje thuhet se ka edhe të arrestuar.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një aksioni të madh kundër heroinës ku janë  arrestuar babë e bir në Pejë.

Bëhet fjalë për Kel Bajramin dhe Erald Bajramin.

Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti te shitblerjes së heroinës në tregun vendor dhe nderkombetar./Periskopi/

Shpërndaje në: