Haradinaj: Sakrifica e Afrim Bunjakut është nder i përhershëm për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar në dy vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur respektin dhe sakrificën e “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjakut, raporton Periskopi.
“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka Haradinaj.
Postimi i plotë:



